Dalin EMRAT policit dhe një gruaje që fusnin DROGË në BURGUN e Elbasanit!

23 Janar 2026, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Janë zbardhur emrat e tre personave që janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve.

Në pranga me masë “arrest në burg” është vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.


Video