Kapet në Rinas me rreth 70 mijë EURO të padeklaruara, procedohet penalisht kinezja!

23 Janar 2026, 11:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me një shumë parash të padeklaruara.

Sipas policisë, shtetasja e huaj u kap në Rinas, ku gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën euro dhe dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjit.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Video