EMRI+VIDEO/ Vjedhje në lokale, postë dhe…, arrestohet 'SKIFTERl' serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke!

23 Janar 2026, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klajdi Muhametaj

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. 

Sipas policisë, Klajdi Muhametaj, më 21 janar dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro” si dhe ka tentuar që të vjedhë në filialin e një banke.

Po ashtu, në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku gjeti para të vjedhura, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;

-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjdhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.


Video