Me kërkesë të SPAK, GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku

23 Janar 2026, 12:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Muhamet Rrumbullaku

Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre.

SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.

Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës.

Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.


Video