Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout.
Në qeli janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.
Gjatë seancës, të tre kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje.
“Kam pasur debate me viktimën dhe konflikt fizik, por nuk kam qëlluar me çekiç sepse nuk kam pasur send të tillë”, ka dëshmuar Vokrri.
Dy personat e tjerë të arrestuar, kanë deklaruar se e kanë qenë prezent në momentin e konfliktit, por nuk kanë parë që 57-vjeçari të jetë goditur me çekiç.
Dy të rinjtë e tjerë, kanë deklaruar se e kanë parë konfliktin por edhe ata thonë se nuk dimë të jetë qëlluar me çekiç. Janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.
Sakaq, janë dërguar mostrat për ekspertim nëse kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve të rinjtë.