Të shtëna në armë janë regjistruar në Kukës. Ngjarja ndodhi në rrugën Brigada, në dalje të qytetit të Kukësit. Raportohet se ka pasur një sherr mes disa personave, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Nga veprimet e para nuk raportohet për të plagosur.
Mësohet se personat e përfshirë në sherr janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.
Kukës / Informacion paraprak
Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.