Bënë për SPITAL dy persona në Lezhë/ Policia ARRESTON vëllain e Arben Ndokës, më pas e lë të lirë!

23 Janar 2026, 13:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gëzim Ndoka

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas një sherri të ndodhur në një lokal.

Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.

Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.

Ish-deputeti Arben Ndoka është një ndër 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje.


Video