Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj fenomenit të bllokimit të trafikut për shkak të autokolonave shoqëruese të politikanëve.
Këtë herë është autokolona e Presdientit Begaj, ajo që ka prishur radhen e qarkullimit.
Braçe thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante.
"TIRANA E MADHE
ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?
E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetutes dhe ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;
E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;
U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.
Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!", shkruan Braçe.
View this post on Instagram