Gruaja rreh burrin në Divjakë, i ndan policia dhe arrestohen të dy

2 April 2022, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gruaja rreh burrin në Divjakë, i ndan policia dhe arrestohen të
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Divjakë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen E.Z 54 vjeç pasi po ushtronte dhunë fizike ndaj burrit të saj.

Por gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi, policia zbuloi se burri kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, duke nisur një procedim penal edhe ndaj tij.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi B. K., 59 vjeç, banues në Ferras, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe shërbimet e Policisë, në magazinën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.


Video