Fshihte të ardhurat nga veprimtaria e këmbimit valutor, në pranga një kambist

1 April 2022, 19:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fshihte të ardhurat nga veprimtaria e këmbimit valutor, në pranga

Durrës | Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.


Video