SHBA do të verifikojë me ekspertë aftësitë e standardet e ushtrisë shqiptare

1 April 2022, 16:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA do të verifikojë me ekspertë aftësitë e standardet

SHBA do të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh për t’u siguruar që ushtria shqiptare përmbush objektivat dhe standardet e aftësisë që kërkon NATO.

“Së shpejti, ekspertë amerikanë do të nisin një program të ri për të siguruar që Shqipëria përmbush objektivat e aftësisë së NATO-s. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë", tha Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Mesazhi i ambasadores u përcoll në 13-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë.

“Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s. Që nga ajo kohë, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë & Herzegovinë, Kosovë & vende të tjera. Roli dhe vlera e Shqipërisë si aleate në NATO janë gjithnjë e më të qëndrueshme”, shkruan Kim.

Ambasadorja kujton edhe stërvitjen më të madhe ushtarake të NATO-s vitin e kaluar në Ballkanin Perëndimor, si dhe shndërrimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë taktike të Aleancës.

 

 


Video