Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Administratori i njësisë Kallmet në Lezhë u transportua i plagosur në Spitalin e Traumës.
Voxnews.al po sjell me video momentin kur ai transportohet me shpejtësi në këtë spital, ku të pranishëm janë edhe shumë forca të policisë, për shkak se në të njëjtin vend është i shtruar edhe Nuredin Dumani, të cilit iu komunikua këtë të premte nga gjykata masa e sigurisë “arrest me burg”.
Administratori Besnik Simonaj është qëlluar me 3 plumba kallashnikovë dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
I dyshuari për ngjarjen është identifikuar dhe bëhet fjalë për A.M, i cili e ka qëlluar pas një sherri në zyrën e Njësisë Administrative.