Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano takohet me kreun e SPAK, Arben Kraja

2 April 2022, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano takohet me kreun e
Gledis Nano dhe Arben Kraja

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit në vend dhe arrestimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako për inceneratorët.

Arrestimi i tij u shoqërua me një sërë paqartësish në fillim duke detyruar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme, ta qartësojnë me dy njoftime zyrtare, por kontradiktore mes tyre, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit. 

 


Video