Humb jetën në aksident një 37-vjeçar

1 April 2022, 19:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Humb jetën në aksident një 37-vjeçar

Mallakastër | Policia njofton se sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video