U plagos dje, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë

2 April 2022, 09:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U plagos dje, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë
Besnik Simoni

Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni, është arrestuar lidhur me ngjarjen e një ditë më parë, ku u plagos me armë zjarri nga Altin Marku.

Bëhet me dije se ka patur shkëmbim zjarri mes tyre, ku Simoni i është përgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me armë në drejtim të tij.

Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur dhe sekuestruar vetëm njëra.

Policia ka sekuestruar 19 gëzhoja plumbash. Sherri mes tyre ka nisur një vit më parë, ku janë përplasur fizikisht në fushatë elektorale. 

Altin Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral të PS 1 vit më parë, ku edhe ka nisur përplasja.

 


Video