DETAJE nga aksidenti në Belsh/ Makina u përmbys dhe u dogj, policia: Një 8 vjeçare...

11 Shkurt 2024, 18:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belsh

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në Belsh, ku bën me dije se makina pasi ka dalë nga rruga është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, nga ngjarja ka mbetur e lënduar vetëm një vajzë 8-vjeçare, e bija e drejtuesit të mjetit.

E mitura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Video e siguruar nga VoxNews:


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Video