Durrës, vëllezërit tentojnë të shtypin pronarin e makinës që e morën për ta lyer

11 Shkurt 2024, 13:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina dhe autori gjatë arrestimit

Dy vëllezër, pronarë të një subjekti për lyerje automjetesh janë arrestuar pasi kanë tentuar të shtypin me automjet një 46 vjeçar.

Burri kishte konstatuar se dy vëllezërit jo vetëm që nuk po i kryenin punimet e premtuara për makinën por po e përdornin mjetin për nevojat e tyre.

Në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar ata kanë tentuar ta shtypin. Ndërsa makina është përplasur me bordurë, burri është hedhur mbi kofano të makinës. Më pas dy vëllezërit janë larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Video