Zjarre të fuqishme në pyllin e Sodës dhe në Cakran, rrezikohen disa banesa (VIDEO)

10 Shkurt 2024, 20:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në fshatin Hambar

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtune në brendësi të territorit të pyllit të Sodës në Vlorë.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha, teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë.

5 automjete zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit po mundohen të shuajnë flakët.

Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht nga disa persona në këtë zonë.

Ndërkohë, një tjetër zjarr i rënë në fshatin Hambar të Cakranit po rrezikon disa banesa që të digjen.

Lajmi konfirmohet nga zjarrfikësit, të cilët pohojnë se flakët fillimisht janë shfaqur në një kodër me shkurre dhe më pas kanë avancuar duke rrezikuar banesa që ndodhen aty pranë.

Në vendngjarje ndodhen 3 automjete zjarrfikëse së bashku me ekipet e tyre.

Zjarri po ndihmohet nga era e fortë që po fryn në këto momente për t’u përhapur, ndërkohë që raportohet se banorët e fshatit Hambar kanë mbetur edhe pa energji.

Video