DETAJE/ Kjo është 40 vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Memaliaj!

11 Shkurt 2024, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Memaliaj ku humbi jetën një grua 40-vjeç dhe u plagosë 3 të tjerë.

Dy personat në foto e mëposhtme, janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, e cila ishte pasagjere dhe nuk mund t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

DETAJE/ Kjo është 40 vjeçarja që humbi jetën nga

Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.

Video