Audioregjistrimi i 21 janarit, Hoxha: E kam njoftuar Prokurorinë që në korrik. Të pyetet Berisha, Basha dhe Topi

25 Janar 2023, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha duke folur në emisionin “Arnautistan” mbi audioregjistrimin për 21 janarin tha se kaseta i ra në dorë në muajin dhjetor, ndonëse ishte vënë në dijeni që në muajin korrik.

Hoxha tha njoftoi Prokurorinë për provat, por s’pati asnjë lëvizje nga SPAK. Sipas Hoxhës audio-regjistrimi është një indicje që të çon te prova, dhe duhet të merren në pyetje Berisha, Basha, Topi.

“Materiali i fundit që kemi nxjerrë…Jam përpjekur të bashkëpunoj edhe me familjen Nika, sepse vazhdimisht ka kërkuar drejtësi, ndryshe nga shumë të tjerë që mund të jenë lodhur dhe tërhequr. Kam pasur sadosfaksion kur ia dhashë babait. Më ra në dorë kaseta në dhjetor. Në dijeni që ekziston materiali kemi rënë që në korrik. Njoftuam prokurorin e përgjithshëm, kemi dashur që çështjen ta marrë në dorë SPAK-u. Nga kjo histori nuk kërkoj famë dhe audiencë.

I kemi thënë Prokurorisë, kemi rënë në dijeni të provave të reja. Ia çuam shkresën, nuk pati veprim nga SPAK-u dhe çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Nuk di të ketë ngjarje më të mbuluar me kamera se sa ajo.  Ata përdorën të gjitha mjetet për t’ia faturuar opozitës. Unë s’e kam ditur fare deri në 10:30 të darkës kishin dalë pamjet. Armët s’ishin nga turma, ishin nga brenda.

Alibia që u përdor, argumentet dhe ajo pamje diagonale e xhaxhait që ishte afër Ziver Veizit e bënte të besueshme historinë. Fat i madh që kamera e kapi duke bërë ekzekutimit. Nga ana mediatike për mua është provë, por nga ana juridike edhe filmimi për 21 janarit s’ishte provë por indicje. Në trupin e viktimës u gjet predha dhe nga ekspertiza doli që ishte qitur nga automatiku i Llupos. Pamja ishte indicje që të çonte te prova. Edhe në rastin konkret. Regjistrimi vlen për të bërë atë që s’është bërë deri tani, të thirret Berisha, Basha, Topi, Prokurori i Përgjithshëm.

Kush ia dha Berishës informacionin që u vra nga xhaxhai me çantë. Kush u tha mjekëve të flasin. Kush i fshiu skanerat?! U fshi memoria e Gardës dhe komunikimet e drejtuesve të gardës. U zhdukën gjatë mesnatës. Në momentin kur ndodhi ngjarja Prokuroria s’kishte mundësi të kryente hetim, sepse Berisha e trodhi. Dy nga katër vrasjet thanë u vranë nga pakujdesia. Pse çfarë po bënin ata, po mbushnin armët?! Njëri ishte komandat garde, tjetër ishte shefi i njësisë speciale! Këtë hetim sot s’e bën një prokurore e thjeshtë, znj.Zaimi, edhe pse kam respekt për të. Ne kërkojmë ta bëjmë SPAK-u”.

Video