"SPAK nuk u krijua për mizat, por për tigrat", avokat Llangozi: Duhet të merret që ta fusë në kafaz

25 Janar 2023, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj dhe Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi i ka konsideruar si të qëllimshme veprimet e dy prokurorëve të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për mospërfshirjen e ish-ministrit Arben Ahmetajt n?ë hetimet për inceneratorët.

Në emisionin “Zona Zero” në Top News, Llangozi deklaroi se edhe pse ndaj Arben Ahmetaj janë publikuar faturat e hoteleve prej disa muajsh, ndaj tij nuk është marë asnjë veprim.

Avokati shtoi më tej se SPAK-u është i komanduar nga ologarkët dhe për këtë ka disa raste që e vërtetojnë. Në kuptim të figurshëm, ai deklaroi se SPAK u krijuar për tigrat dhe jo mizat dhe duhet të punojë që të futë tigrin në kafaz.

“Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim. Ne jemi të pretendimit që këto veprime të marra nga dy prokurorët janë të qëllimshme. Sepse kemi të bëjmë se çfarë ka ndodhur me këtë hetim paralel dhe nuk ka bërë asgjë.

Prokurori s’ka kryer asnjë lloj veprimi hetimor që të vërtetoj të kundërtën e kallëzimit të Adriatik Doçit. Nuk mund të paragjykohet një çështje dhe të dalë kaq hapur.

Që Ahmetaj ka kryer vepër penale është e bindur e gjithë Shqipëria. SPAK në mënyrë të rëndomtë po përdorët politikisht dhe jo vetëm në këtë rast, por në disa raste. Duhen ndëshkuar njerëz që janë në nivele të larta, se korrupsioni nuk fillon nga policia. Krimet e Rënda dhe SPAK kanë ndryshim si dita me nata. Krimet e Rënda kanë qenë prezent në çdo rast, kanë qenë bashkëpunues, ka goditur korrupsionin dhe ka qindra e qindra arrestime, ndërsa SPAK-u është kthyer në një armik të popullit. Kemi besim se institucionet e tjera do realizojnë drejtësi.

Në fund është gjykata ajo që vendos drejtësi. Ne kemi besim që Gjykata e Posaçme do vendos drejtësi së në përgjithësi Prokurorët nuk veprojnë drejt. Gjykata ka qenë gjithmonë ajo që ka vendosur kundër Prokurorisë, sepse i thonë ligjit-ligj. Në rastin e prokurorisë ka paragjyko, ka mos hetime, etj. SPAK-u është krijuar të mos merret me miza, por të merret me tigra dhe në këtë rast tigri nuk është në kafaz. Duhet të merret që të fusë tigrin në kafaz. SPAK ka 4 vjet që ka filluar punën dhe ka shumë pak raste që ka goditur korrupsionin. Në rastin konkret kemi vetëm disa . SPAK-u është i komanduar nga oligarkë dhe për këtë ka raste pa fund.” - deklaroi Arben Llangozi në Top News.

Video