Deklarata e fortë e gazetarit: Dyshohet se Klodian Zoto i ka kaluar prona Arben Ahmetajt për inceneratorët

25 Janar 2023, 19:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adriatik Doçi

Një thellim të skandalit. Kështu e ka konsideruar gazetari Adriatik Doçi rastin me faturave të hoteleve luksoze të Arben Ahmetajt, ku edhe pse ka disa muaj që janë publikuar, ndaj tij nuk ka asnjë veprim dhe se padia e tij u pushua.

Në emisionin “Zona Zero” në Top News, Doçi deklaroi se një prej dy prokurorëve të SPAK, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, është i përfshirë në një dosje në Itali, ku akuzohet se ka përkrahur një trafikant droge. Sipas tij, kjo gjë mund të jetë përdeorur për shantazh, duke mbajtur larg hetimeve Arben Ahmetajn.

Ndër të tjera, ai tha se ka dyshime të forta që biznesmeni Klodian Zoto i ka kaluar Arben Ahmetajt edhe pasuri të paluajtshme, prona, nëpërmjet personave të tretë, që ai të firmoste për inceneratorët.

Gazetari Adriatik Doçi deklaroi se kësaj çështje do i shkojë deri në fund duke e apeluar në çdo shkallë të drejtësisë.

“Është shumë e qartë. Kemi një thyerje të parimit të barazisë para ligjit. Sepse Etleva Kondi, për të njëjtat fakte që janë për Arben Ahmetajn është marrë e pandehur dhe ndodhet në arrest shtëpia. Pra, që Klodian Zoto i ka paguar hotelet jashtë vendit. Të njëjtat faktet janë edhe për Arben Ahmetajn, por ata si kanë parë.

Por, kur unë i publikova dokumentet dhe faturat çfarë ka ndodhur asgjë. Kemi një thellim të skandalit me devijim të hetimeve me çështjen e inceneratorit. Pastaj kemi dhe selektive politike, sepse kemi një ish-ministër në burg dhe një ish-ministër tjetër me të njëjtin rol që nuk është marrë as në pyetje. Për të njëjtat fakte. Njëri ish-ministër i lirë, tjetri në burg.

SPAK u ngrit si shpresa e fundit e shqiptarëve për të shembur Faktet që kemi publikuar tregojnë se kemi një mbrojtjte të zyrtarëve të lartë. Kemi të bëjmë me një raporet korruptim mes dy prokurorëve dhe një ish-ministri. Mund të kemi dhe raste pengmarrje dhe shantazhe.

Një nga këta prokurorët është i implikuar në një dosje në Itali me akuzën se ka përkrahur një nga anëtarët e një bande droge. Këta dy prokrurorët mbrojnë Ahmetajn, Ndërsa Alfred Shehu mbron këta dy prokurorët. Kemi një spirale.

Nëse një nga këta prokurorët është kapur dhe kthyer në korrupsion në nivele të larta, nuk e bën pis të gjithë SPAK-un, por është në provë. Por, ky rast ul besimin. SPAK po godet krimin, por deri tani jo korrupsioni. Pritshmëritë janë për goditjen e korrupsionit në nivele të larta siç është edhe rasti konkret.

Kemi prova dhe fakte flagrante, nëse janë të falsifikuara, atëhere shkoj unë në burg. Por duhen hetime që njëri të shkoj në burg. Duhet të thonë se ksh ka të drejtë. Ata kanë mbrojtur Arben Ahmetajn.

Ka nisur dhe një fushatë për goditjen e kauzës së inceneratorëve dhe ata që e kanë ngritur heshtën në këtë rast dhe së fundmi, kanë nisur një goditje ndaj kompanisë, siç ishte Pse Kryemadhi dhe Ilir Meta nuk thonë asnjë fjalë për Arben Ahmetajn? Po flasin vetëm

Pse nisën të flasin për inceneratorët vetëm kur Ahmetaj doli jashtë kësaj loje dhe kur Alqi Bllako dhe Lefter Koka ikën nga partia. SPAK-u është marrë vetëm me akuzat e ngritura nga LSI-së.

Do i drejtohem gjykatës së Apelit dhe më pas do i drejtohem Gjykatës së Lartë. Sepse kemi një rast ku po shpëtohet koka e inceneratorëve. Ahmetaj as nuk është marrë në pyetje dhe as nuk është shënuar në regjistër si person nën hetim dhe kjo është shumë e rëndë. Se kush është forca në prapskeni se kush i detyron këta prokurorë të heshtin, këtë nuk e dimë. Mund të kenë ndikuar fije të errëta, oligarkë, Këta prokurorë po mbahen nën komandë që mos përfshijnë Arben hmetajn nën hetim. Kërkohet që të mbyllet me këta persona nën akuzë, ndërsa ta që janë kryesorët të dalin të larë nga kjo histori. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje.

Kemi një raport të konsoliduar korruptiv midis Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt. Klodian Zoto nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka shërbyer si një bankë private që ka shërbyer Ahmetajt. Dyshohet se Klodian Zoto i kaluar edhe pasuri të paluajtshme Ahmetajt, për të firmosur për çështjen e inceneratorëve. Ka dyshime dhe indicie. Ahmetaj nuk është angazhuar për një kontratë dhjetëra miliona veç me disa fatura hotelesh që shkojnë mijëra . Ka dyshime se Klodian Zoto lekët e marra nga shteti i ka investuar në prona të paluajtshme dhe këto prona përmes personave të tretë ja ka kaluar Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për prona në Shqipëri.

Ahmetaj çuditëisht ndodhet në Shqipëri. Ahmetaj është deputet dhe pyetja që shtrohet është ku i takon zgjedhësit Ahmetajt, në Paris, në Zvicër, në Londër, se faktet tregojnë që kqëndron më shumë në ajër se në tokë. Rama duhet ta pyesë një herë se kur i ka takuar për herë të fundit Arben Ahmetajt zgjedhësit. Në alpet e Zvicrës?” deklaroi gazetari Adriatik Doçi në Top News.

Video