Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është gjetur i pajetë një person në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. Viktima është shtetasi Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.
Trupi i 41-vjecarit u gjet në një pus uji. Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen që prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.
41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa. Trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore