Kishte kaluar në overdozë/ Nëna rrëfen si mësoi vdekje e të birit: Më mori spitali në telefon, la foshnjën 9 muajshe

25 Janar 2023, 20:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Në emisionin “Shije Shtëpie” është trajtuar tema e varësive nga lëndët narkotike. Të ftuar kanë qenë mjekja toksikologe Esmeralda Petrela dhe Genci Muçollari nga Aksion Plus.

Gjatë emisionit ka telefonuar një nënë e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku ka humbur djalin e saj nga mbidoza dhe la vajzën e tij vetëm 9 muajshe.

Telefonuesja: Po prekem jashtë mase sepse këtë gjë që ju po diskutoni në studio unë e kam vuajtur prej 13 vitesh. Aq e kam ndjekur djalin sa s’kishte ku të vinte më, që nga rehabilitimi, e kam shtruar tek Spitali Ushtarak, e bëri kurën, e mora në shtëpi, ndenji 2 muaj, u shëndosh, se këta bien shumë nga shëndeti. Edhe tek kjo Aksion Plus tek doktori e kam regjistruar, kemi marrë metadon.


Ia kemi përdorur metadonin për kaq kohë, por përfundimi, nuk arrita ta shpëtoja, djali ndërroi jetë. Mori mbidozë, kam bërë të pamundurën dhe nuk e shpëtova dot. Doktori mund ta njohë shumë mirë se me doktorin foli djali që ta regjistronte sepse nuk e regjistronin. Nuk e di nëse e mban mend apo jo Klejdi Saraçi nga Berati.

Genci Muçollari: Po, po e kam parasysh.

Telefonuesja: Dhe nuk e shpëtova dot. Pas kaq kohësh që unë i bëra ato ndjeket të tëra nëpër spitale, u martua dhe lindi një vajzë dhe e la vajzën 9 muaj.  Pas 9 muajve, e kërkova, ka qenë data 25 Dhjetor me telefon, nuk mu përgjigj, vetëm kur më mori spitali, më tha që ka ndërruar jetë.

Video