
Gazetarja Klodiana Lala tha se vendimi i gjykatës së Elbasanit për të asgjësuar përgjimet e shtetasit Taulant është marrë për të shpëtuar të tjerë më lart. Lala tha se jo rastësisht, në vendimin e gjykatës nuk jepet asnjë e dhënë tjetër për Taulantin, i cili dyshohet se është deputeti socialist, Taulant Balla.
“Në 3 shkurt 2016 u qëlluan për vdekje 3 dhe u plagosën 8. U përgjuan disa persona. Ardian Çapja tha se një politikan me emrin Taulant ishte përgjuar.
Gjykata e ka asgjësuar përgjimin. Vendimi është firmosur nga Zamira Vyshka. Gjykata ka vendosur të fshihet serveri.
Nuk mendoj që një numër i caktuar mund të vihet gabimisht nën përgjim. Por historia ka shkuar shumë larg dhe në një moment është fshirë përgjimi. Ka disa kritere për funksionarët e lartë. Në rastin konkret është pretenduar
Mendoj se përgjimet janë asgjësuar për të shpëtuar të tjerë më lart.
Fillon dhe mbaron vendimi me shtetasin Taulant, asnjë dhënë tjetër”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.