VIDEO/ "O fshatarët e mi ku jeni, hajdeni", e moshuara dhunohet nga nusja dhe djali në Fier: Dua ujë se vdiqa

24 Nëntor 2022, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E moshuara e dhunuar

Një e moshuar është dhunuar nga djali dhe nusja e tij në Fier.

Siç shihet dhe nga videoja e publikuar nga JOQ, e moshuara shfaqet në gjendje të rëndë dhe e shtrirë në toka pas dhunës që pretendon se ka ushtruar mbi të nusja dhe i biri. Ajo ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova.

"Yyy o të hëngërt. O moj nëne çfarë më gjeti. O fshatarët e mi ku jeni, hajdeni! Ku jeni? Qasuni për hir të Janit që ka qenë doktor. Nuk e pandeha. Dua ujë se vdiqa,"-thotë e moshura.

Pas kësaj, e moshuara është shtruar në spital dhe shihet që gjendja e saj është tepër e rëndë, ndërkohë që raportohet se ka shenja në të gjithë trupin e saj. E gjitha, deri më tani raportohet se ka ndodhur pas një konflikti për pronën.

Denoncimi i mbesës të së moshuarës së dhunuar: Pershendetje te lutem dua te bej nje denoncim un jam mbesa e zonjes se dhunuar nga djali i saj edhe nga nusja jeton ne fier i kemi ber denoncime te gjitha nena ndodhet ne spital edhe esh keq edhe mjeket thon qe ska as gje. Te lutem nusja esht M. MOCI TANKU EDHE DJALI ESHT V. JANI TANKU. Edhe kjo esh nusja e dyt qe ngre pretendime edhe ushtron dhun edhe kan vite qe e bejn kete gje e kan ber me gjyshin e ndjer e kan ber edhe ne 40 e gjyshit e kan ber edhe me pas dhunen ndaj saj. Ndihem sikur mar frym kot qe nuk arri ta mbroi dot po esh sh turp qe te preket nena qe te ka mbajt 9muaj ne bark edhe nje jet qe lufton per femijet e saj

Video