Plas keq sherri për pronat pas gjyqit në Fier, rrihet me grushte dhe shkelma avokati

24 Nëntor 2022, 13:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata Fier

Një avokat është dhunuar pas seancën gjyqësore pranë gjykatës së Fierit.Burime bëjnë me dije se pas një seance gjyqësore për çështje pronësie, dy palët janë përfshirë në konflikt fizik me njëra-tjetrën dhe në sherr u përfshi dhe avokati i njërës palë.

Mësohet se ata e kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, teksa avokati i dhunuar është shtetasi E. S., 37 vjeç.

"Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat)." thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video