Përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Greqi, vetëdorëzohet në polici shqiptari (Foto)

24 Nëntor 2022, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është vetëdorëzuar në polici shqiptari që përplasi për vdekje një 21-vjeçaren Ema në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës. 26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.

Në orët në vijim, shqiptari pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin. Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Kujtojmë se viktima studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje. Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital. Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, pohojnë dëshmitarët okularë.

Video