Aksident në Vlorë, mjeti përplas këmbësoren! Lëndohet 60-vjeçarja

24 Nëntor 2022, 09:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Një mjet tip ‘Benz’ drejtuar nga një 40-vjeçar ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë ka mbetur e plagosur 60-vjeçarja e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Video