VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Karriqi dhe Pano i hedhin granatën biznesmenit tek veranda e lokalit

23 Nëntor 2022, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hedhja e granatës

Në biznesin e Dhimitër Kokonozit nuk është vendosur tritol, por granatë dore. Ky ka qenë përfundimi i policisë së Librazhdit, për shpërthimin në bar-bilardon e Kokonozit mbrëmjen e 22 nëntorit rreth orës 02:30. Rei Karriqi dhe Arjan Pano, 23 vjeç dhe 42 vje­ç të dy banues në lagjen nr 2 në Përrenjas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë një granatë dore në verandën e lokalit të Kokonozit.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e shpërthimi me garanatë në biznesin e ish-sekretarit të PD-së në Përrenjas, ku siç shihet në videon e Report Tv, një person hedh granatën e më pas ndodh shpërthimi. I kontaktuar nga mediat, Mariglen, djali i Kokonozit tha se autorët i njeh si fytyra, por nuk ka pasur komunikim apo konflikt me ta. Megjithatë shprehet se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje inati, ndërsa nuk dha detaje të tjera.


Njëri prej të ndaluarve rezulton me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare që mund të shërbejnë për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Video