Inceneratorët, Manjani: Nëse këto arrestime do të ndodhnin në SHBA, prokurorët e SPAK do ishin në burg

23 Nëntor 2022, 19:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se SPAK nuk po zbaton as standrdet më minimale mbi hetimet për çështjen e inceneratorëve. 

I ftuar në emisionin "Zona Zero", Manjani deklaroi se nëse të njëjtat arrestime, do ndodhnin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë prokurorët e SPAK do futeshin në burg.

"SPAK dhe Ambasada Amerikane kanë degraduar sistemin e drejtësisë. Nëse këto gjëra do ndodhnin në Amerikë, këta të SPAK-ut duhet të ishin sot në burg për arrestimin e njerëzve pa prova. Nuk ka asnjë standard minimialist në hetimet që po bën SPAK-u. Unë kam qenë mbështetës i SPAK-ut që vepron ngadalë dhe i sigurtë, por jo kështu.

Nuk mund të mbash në burg njerëz pa prova. Nuk mund ta mbash dikë në burg se kështu mendon dikush. Nuk ka lidhje me personin, por me standardin me drejtësinë. Edhe nëse do ishte Edi Rama, të njëjtën gjë do thoja. Drejtësia popullorë është një katastrofë. Drejtësia duhet të bazohet në prova dhe fakte." tha Manjani.

Ish-ministri shtoi më tej se deri tani, SPAK nuk ka arritur ta faktojë akuzat për korrupsion ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili sot ndodhet pas hekurave.

"Ku u morën lekët dhe ku u çuan? Asnjë prej 8 kompanive nuk ka pranuar se ka lidhje me Lefter Kokën. Këtej gjen evazion fiskal dhe këtej ia faturon Lefterit si korrupsion. I thonë ke pastruar produktet e krimit, në radhë të parë cili është krimi dhe si janë pastruar produktet e krimit" tha Manjani.

Video