
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani deklaron se SPAK-u po arreston njerëz pa patur asnjë provë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Gjatë një intervistë në emisionin Zona Zero, Manjani tha se SPAK-u është duke bërë drejtësi popullore në lidhje me çështjen e inceneratorëve duke kënaqur popullin, pasi sipas tij, për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon nuk ka asnjë provë që i lidh ata me korrupsionin.
Manjani shtoi më tej se Lefter Koka është arrestuar dhe po mbahet në burg kot për interesa te Ilir Metës, duke qen kundërshtari i tij.
“SPAK po arreston njerëz tek inceneratorët, si me drejtësi popullore, pa patur asnjë provë. SPAK nuk ka marrë asnjë në pyetje për inceneratorët, por i ka futur direkt në burg. SPAK ka futur në burg njerëz për inceneratorët, sikur këta janë terroristë. Në fillim SPAK-u duhet ti merrte në pyetje ata, parta se t’i arrestonte.
SPAK-u goditi Lefter Kokën, se ai mund të quhet peshku i madh deri tani, sepse ishte kundërshtari i Ilir Metës. E denoncoi Meta edhe Rama tha meqënëse ky do që të futet njeriu i tij në burg, le të futet. Por, ai është futur në burg pa prova. Lefter Koka është burg për hakmarrje politike. SPAK nuk ka hetuar ndaj Kokës dhe Bllakos, akuzat ndaj tyre vijnë nga LSI.
Korrupsioni ka dy palë një të korruptuarin dhe një që korrupton. SPAK deri tani nuk ka asnjë provë që i lidh biznesmenët me Lefter Kokën. Ai po mbahet kot në burg. SPAK u bë që të hetonte gjatë me përgjime dhe t’i kapte me presh në duar, por sot s’ka asnjë provë për korrupsionin apo të korruptuarin." tha Manjani.