Administratori shtetëror i Inceneratorit të Fierit rrëzon emisionin e Fevziut, shikoni videot sesi e intimidojnë pa asnjë fakt gazetarët

18 November 2022, 12:41Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administratori shtetëror i Inceneratorit të Fierit rrëzon
Në foto: Biznesmeni Mohamed El Alabar, gazetari Blendi Fevziu dhe administratori i Fierit, Faruedin Arapi

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Blendi Fevziu kishte zgjedhur që të merrej sërish me inceneratorët, por jo me mega-aferën më të madhe të shekullit, atë të Portit të Durrësit. Natyrisht publikut që nuk i di intrigat mediatike, i serviret diçka e vogël për të fshehur skandalin e madh.

Publiku mbase e ka harruar, por Fevziu është një nga miqtë e biznesmenit araba Alabbar, me të cilin ka shkuar disa herë në Dubai, ka ngrënë biftek me të tek Nusreti (restoranti i famashëm në Dubai), ka bërë një reportazh për EMAR Group etj etj.

Administratori shtetëror i Inceneratorit të Fierit rrëzon
Opinion - Rrefimi i rralle i njeriut qe ndertoi Dubain! (11 Shkurt 2021)

Kjo shpjegon arsyen, përse Fevziu shërben shpeshherë si pastrues imazhi për oligarkët dhe aferat e mëdha. Por kjo është vetëm njëra anë e shërbimit.

Ana tjetër është kur Fevziu pompon çështje dhe aty ku nuk ekzistojnë. Rasti më tipik është ai i ditës së djeshme, kur në një emision për inceneratorin e Fierit, ngriti një sërë akuzash të pabazuara për të rrëzuar në opinionin publik Administratorin shtetëror të Fierit, zotin Faraudin Arapi.

Ky i fundit është vënë në dijeni të të gjithë procedurës tenderuese, të dokumentave, të faturave, të punimeve, të kontratës dhe në studion e Fevziut erdhi i përgatitur.

Por argumentat e Arapit u rrëzuan nga Fevziu dhe disa gazetarë të emisionit, që më tepër dukeshin tendencioz ndaj administratorit shtetëror. Duhet theksuar, se Arapi përfaqësues i vendosur SPAK si Administrator dhe jo i Klodian Zotos.

Mjafton të shikoni videot e mëposhtme, dhe çdo kush do të kuptoj që në emisionin Opinion të Blendi Fevziut dje u ngrit një tymnajë që nuk ekziston, tymnajë që shpesh ngrihen në debatet televizive.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video