Helidon Bendo ‘raportoi’ te Arben Ahmetaj për satelitët

14 November 2022, 19:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Helidon Bendo ‘raportoi’ te Arben Ahmetaj për satelitët
Kreu i SHISH, Helidon Bendo

Më 14 tetor të 2021, Edi Rama deklaronte për herë të parë ambicien për të dërguar dy satelitë në hapësirë. Albania 1 dhe Albania 2 i quajti ai.

Nuk dha më shumë detaje, por nga të dhënat e publikuara nga hakerat iranianë kuptohet se diskutimet për dërgimin e këtyre satelitëve kishin nisur.

Më 18 tetor, Thomas Van Matre, zëvendëspresident i kompanisë Satellogic i drejtohet me një mesazh kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Në mesazh ai e njofton se kompania e tij është e interesuar për të dërguar satelitët për Shqipërinë dhe i thotë synimin që marrëveshja të nënshkruhet brenda datës 30 nëntor të 2021-it.

Sipas të dhënave të publikuara nga hakerat iranianë, Helidon Bendo i shkruan shkurt në anglisht.

‘Faleminderit Tom. A ja ke dërguar zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj?’.

Zyrtari i kompanisë amerikane siç duket nuk i kthen përgjigje dhe drejtori i SHISH vendos që t’ja dërgojë vetë Arben Ahmetajt mesazhin.

‘Z.Arben, përshëndetje! Po ju dërgoj (Forward) çfarë më kanë sjellë’, shkruan ai.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video