
Banorët e fshatit Picallë në Tiranë kanë dalë në protestë, anëtarët e 70 familjeve pretendojnë se tokat dhe pylli po u zaptohen nga një kompani private.
Në një prononcim për mediat, ata thonë se askush nuk ka shkuar që t'i takojë dhe të konsultohet me ta në lidhje me projektin që ka ndërmend të zhvillojë kompania private. Banorët thonë se tokat e tyra janë rrethuar dhe se tashmë nuk kanë as ku të kullosin lopët.
"Po bllokohen të gjitha, çdo gjë, si Picalli edhe Sauku. 200-300 familje kanë pjesë këtu dhe asnjë nuk është lajmëruar. Ne kemi dokumente se ky rrethim është i paligjshëm.
"Shijaku group" thonë këta, ky "Shijaku Group" të vijë të flasë me banorët njëherë, pastaj të bëjë ç'të dojë. Ne i kemi letrat edhe nuk na i bëjnë këto të rejat. Se ne kemi të vjetrat në fakt. Ne nuk dimë asgjë, i jemi drejtuar komunës dhe na ka thënë që nuk kanë asnjë dijeni në lidhje me projektin që do të bëhet," thanë banorët ndër të tjera.