E pazakontë në Lezhë/ Uji pushton rrugët, i vdekuri dërgohet në banesën e fundit me zetor

23 Nëntor 2022, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq me përmbytje ka shkaktuar problematika të tjera në jetën e banorëve, në një familje në një fshat të Lezhës, ka vdekur një e moshuar.

Për shkak të bllokimit të rrugës e moshuar nuk është mundur të përcillet fillimisht për në banesën e fundit. Kjo situatë ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren.

Për të kaluar rrugën është dashur që të vijë një zetor i lartë. Familjarët e të ndjerës kanë hipur arkëmortin në rimorkion e zetorit për shkak të bllokimit të makinës së funeralit.

Video