Largimi i të rinjve drejt Anglisë, presidenti Begaj takon ambasadorin britanik

22 Nëntor 2022, 23:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj dhe ambasadori britanik

Presidenti Bajram Begaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Këtë takim ka qenë vetë presidenti i cili e ka bërë me tije ku gjithashtu ka zbuluar se ndër temat e diskutuara kanë qenë marrëdhëniet mes vendeve dhe çështja e emigrimit.

Begaj u shpreh se ka theksuar rëndësinë e iniciativave të përbashkëta për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të rinjve.

Ndërkohë më tej ai theksoi se është momenti për investime dhe projekte konkrete për përmirësimin e zonave veriore të Shqipërisë për të krijuar premisa për një lëvizje dhe emigracion të rregullt

Postimi i plotë:

Zhvillova sot një takim me Ambasadorin britanik Alastair King-Smith, me të cilin biseduam për nevojën e rritjes dhe forcimit të marrëdhënies midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit, theksova rëndësinë e iniciativave të përbashkëta që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë të rinjve dhe mbështetjes së aspiratave të tyre.

Është momenti për projekte dhe investime konkrete që do të përmirësojnë jetën e banorëve në zonat veriore të vendit dhe do të krijojnë premisat për një lëvizje dhe emigracion të rregullt.

Video