Aksident me 4 të plagosur në Lezhë, dy të rinj në gjendje të rëndë

22 November 2022, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me 4 të plagosur në Lezhë, dy të rinj në
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë Kryqëzimit të Rriles.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur duke lënë të plagosur 4 të rinj, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit D. Gj. dhe M. M, drejtues të mjeteve dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj., janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video