Inceneratori i Elbasanit, të akuzuarit dorëzojnë pretendimet, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar

23 Nëntor 2022, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratori i Elbasanit

Në afatin e fundit për dorëzimin e pretendimeve për inceneratorin e Elbasanit, mbrojtësit ligjorë të të pandehurve dorëzuan pretendimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

Avokati i Klodian Zotos pretendon se klienti i tij nuk ka kryer evazion fiskal pasi të gjitha dokumentacionet janë kryer konform ligjit, në kushtet kur vendi ishte në një emergjencë mjedisore.

Po njëlloj kanë pretenduar edhe avokatët e të pandehurve të tjerë duke u shprehur se ata nuk e kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë kryer asnjë prej veprave penale që pretendohen nga ana e SPAK.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë një tjetwr masë sigurie për Alqi Bllakon, i cili më herët akuzohej vetëm për djegësin e Fierit, duke i rënduar edhe më shume pozitat e tij para ligjit.

Mësohet se të gjithë avokatët mbrojtës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Pas analizimit të kundershtive te paraqitura nga avokatët, prokurori Klodian Braho pritet të dërgojë dosjen në gjykatë.

Do të jetë seanca paraprake, vendimtare për nisjen apo jo të gjykimit apo kthimin për plotësim të hetimeve.

Video