
‘Strategjikët’ nuk kanë kohë, Belinda Balluku propozon përshpejt...
1 Dhjetor, 13:47Fokus
Gjykata e Dibrës dënoi me 25 vite burg, Miranda Markja, e cila në prill 2021, vrau vjehrrën e saj me thikë. Ngjarje ka ndodhur në fshatin Burim të Maqellarës. Markja u gjet fajtore për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe u dënua me 25 vjet burgim.
Miranda disa orë pas ekzekutimit të vjehrrës ka telefonuan bashkëshortit, duke e njoftuar për çfarë kishte ndodhur. Djali i Nazmie Markjas, sapo ka marrë lajmin është kthyer në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetë. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.