Dëbora mbulon rrugët, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Kujdes gjatë natës!

23 Nëntor 2022, 23:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Borëpastruesja

Dëbora duket se po i zë vendin problemeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut.

Gjatë ditës së fundit, disa rrugë janë mbuluar nga rreshjet e borës kryesisht në veri të vendit. ARRSH paralajmëron për ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë natës, kryesisht në vendet malore.

Njoftimi nga ARRSH:

“Gjatë natës pritet që temperaturat të ulen sidomos në vendet malore

Me mjete e punëtorë në terren po punohet pa ndërpreje 24/24 në akset me prezencë bore jo vetëm për të mbajtur qarkullimin në normalitet por edhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Video