
Kush ishte ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, ish-komu...
22 Shtator, 21:24Fokus
Skënder Krasniqi, i cili akuzohet për vrasjen e 82-vjeçari Novruz Likometaj apelon për drejtësi. Përmes një letre të bërë publike, drejtuar institucioneve të drejtësisë, dhe shoqërive civile apo dhe mediave, Krasniqi, i dënuari nga gjykata e rrethit gjyqësor Fier me 20 vite burg, i mëshon fort faktit se është i pafajshëm.
Ai pohon se prej 22 muajsh qëndron në qeli padrejtësi për vrasjen në 2015 të të moshuarit me sende të forta, shkruan BW.
Sipas tij, autori i krimit është i lirë, ndërsa ai akuzohet padrejtësisht. Mes të tjerash i akuzuari për vrasjen e Likometajt, paralajmëron se do të vrasë veten nëse nuk merret parasysh dëshmia e tij dhe që sipas tij të hetohet e vërteta.