Emri i politikanit "Taulant" del edhe në përgjimet e grupit të Bajrave, a është Balla?

24 Nëntor 2022, 14:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla

Pak ditë më parë, Ardian Çapja, dha një dëshmi tronditëse në gjyq, ku sipas tij, emri i politikanit "Taulant", dilte në përgjimet e ngjarjes së ndodhur më 3 Shkurt të vitit 2016 në Elbasan, ku në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja ndodhi një masakër me tre të vrarë dhe tetë të plagosur. Ai shtoi më tej se ky politikan mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra.

Në media u aludua se bëhej fjalë për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe PD i kërkoi SPAK-ut të zbardhë vrasjen e avokatit Ravik Gurra dhe të zbulojë se kush është politikani me emrin "Taulant". Edhe më herët ka pasur akuza se Balla ka lidhje me bandat në zonën e Elbasanit e deri në Lushnje.

Së fundmi, Syri TV ka publikuar disa përgjime ku pretendon se emri i politikanit "Taulant" del edhe në përgjimet e për grupin e Bajrave. 

Për bandën e Bajrëve ka pasur përgjime të shumta të bëra edhe disa vite më parë. Këto përgjime i kaluan si dosje te SPAK, i cili nuk ka guxuar të hetojë për këtë çështje. Kujtojmë se në vitin 2018, pati deklarata nga opozita se nëse dalin përgjimet e Bajrëve, do ketë perla, pasi aty ka mesazhe me politikanë të lartë, ministra apo shefa policie.

Ajo që u merr përsipër Taulanti duket se ka lidhje me një kalim ligji. Gjatë bisedës, flitet për lojëra fati dhe se si Taulanti do ia kryejë këtë çështje.

BISEDA

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se...

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë... me atë ‘Maematikun’...

008: Me...

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba...

Video