
Policia e Përmetit ka arrestuar 25 vjeçarin Justin Ndina, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 28 Tetor, ku së bashkua me babain e tij, Klement Ndina dhe shokun e tij Gjergji Bonja, duke i rrahur me shufra hekuri dhe sqepar Kostandin Xhallon dhe babain e tij duke i lënë në gjendje kome.
Pas ngjarjes, policia prangosi Klement Ndinan dhe Gjerjgi Bonja dhe shpalli në kërkim Kostandin Xhallon, i cili është vënë në pranga ditën e sotme.
Justin Ndina akuzohet për plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja më 28 Tetor:
Në vendin e quajtur “Agjencia” në Përmet, Klement Ndina është konfliktuar me Kostandin Xhallon, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur ngas Angli ku punonte si truprojë dhe shkaku i sherrit është bërë mos hapja e rrugës për të kaluar me makinë.
Mes Ndinës dhe Xhallos, sherri nisi fillimisht verbalisht dhe pasi Ndina ka qëlluar babain 70-vjeçar të Xhallos, atëherë i riu ka ndërhyrë duke u konfliktuar fizikisht me “të fortin” e Përmetit.
Për shkak të përgatitjes fizike dhe shërbimit si bodyguard në Angli, në këtë përplasje fizike mësohet se fitues, ka dalë Kostandin Xhallo.
Ndino është larguar në vendi i sherit, duke i treguar djalit të tij Justin Ndina, se çfarë i kishte ndodhur.
Të dy së bashku kanë marë sende të forta si s’qeparë dhe shufra hekuri leva, njëherësh kanë marë me vete dhe persona të tjerë, përfshirë këtu shtetasin Gjergji Bonjo.
Grupi i drejtuar nga Klementi dhe djali i tij, Justin Ndina, kanë sulmuar fizikisht babë e bir, duke goditur me sende të forta ndaj, Kostandin Xhallos, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të shumta në kokë dhe vende të ndryshme të trupit.
Për shkak të goditjeve të forta me sqepar, Xhallo është lënë në vendgjarje pa ndjenja.
Së bashku me babain, Xhallo është transportuar fillimisht në spitalin e Përmetit dhe mandej me ambulancë është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Ndërsa me helikopter, është çuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga ana tjetër policia e Përmetit mundi të arrestojë autorin e këjtij krimi, Klement Ndina, i cili ishte duke ikur në drejtim të Këlcyrës. Pas arrestimit të Ndinës, policia arrestoi dhe mikun e tij, Gjergji Bonjo, i cili rezulton të ketë ndihmuar Ndinën, për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Klement Ndina, njihet si "i forti" i Përmetit pasi në Maj të vitit 2005 ka marë peng kryetarin e gjykatës së Përmetit, Astrit Shema duke e kërcënuar me pistoletë.