Zbulohet një laborator kokaine në Frakull të Fierit, 15 të arrestuar, mbahej nën vëzhgim prej 3 muajsh

24 Nëntor 2022, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull të Fierit, pas një aksioni të përbashkët nga ana e SPAK-ut, DEA-s amerikane dhe policisë së Malit të Zi. 

Burime bëjnë me dije se në muajin korrik është kapur në portin e Tivarit në Malin e Zi një sasi kokaine e fshehur brenda thasëve me pleh kimik, me peshë totale 400 kg. Dyshohet se lënda vinte nga Kolumbia në sasi dhe përpunohej në Fier.

Nuk është ndërhyrë në atë kohë, por të zbuluar porositësit dhe për rreth 3 muaj ka patur përgjime dhe vëzhgime nga ana e autoriteteve. Operacioni u ekzekutua ditën e sotme me SPAK që ka lëshuar disa urdhër-arreste.

Mësohet se deri tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej tyre nga Tirana, teksa operacioni është në vijim. Dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Mësohet se policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Video