Detajet e reja: Kamionë të ushtrisë për të transferuar kokainën nga Fieri në Tiranë

24 Nëntor 2022, 22:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kamionë të ushtrisë për të transferuar kokainën nga Fieri në Tiranë

Një operacion i përbashkët i DEA-s, policisë shqiptare dhe njësisë anti-drogë të Malit të Zi, çoi në zbulimin e një laboratori kokaine në Frakull të Fierit.

Droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut. Ky i fundit punon aktualisht si drejtor në OST.

Mbi 50 thasë janë nxjerrë nga shtëpia e Çervanakut. Kokaina është transportuar me kamionët e ushtrisë.

Burime nga policia thanë se deri tani janë zbuluar rreth 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë. Ngarkesa kishte ardhur nga Kolumbia. Ajo ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin.

Të njëjtat burime thanë se të angazhuar kanë qenë mbi 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani kanë rënë në pranga rreth 15 persona. Mes tyre ka edhe porositës të drogës, transportues dhe përpunues.

Policia shqiptare nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me emrat e të arrestuarve dhe sasinë e dyshuar të kokainës së sekuestruar.

Video