Aksident me dy të lënduar në Korçë, babai dhe i mituri dërgohen në spital

21 August 2022, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me dy të lënduar në Korçë, babai dhe i

Dy persona, njëri i mitur, janë lënduar gjatë një aksidenti në Korçë, mesditën e të dielës. Aksidenti ndodhi në rrugën Korçë-Pogradec, ku dy makina, njëra me drejtues G.B. dhe tjetra me shofer L.M. u përplasën, e si pasojë u dëmtua G.B. së bashku me djalin e tij të mitur në mjet.

Drejtuesi dhe i biri janë dërguar në spitalin e Pogradecit ku po trajtohen nga mjekët. Ndërkohë, policia po heton drejtuesin tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


Video