"A keni prova që Rama po persekuton politikisht Veliajn?" - Ja ç'thotë avokati Plarent Ndreca

12 Nëntor 2026, 21:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"A keni prova që Rama po persekuton politikisht Veliajn?" - Ja

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ku ka folur për pretendimet e klientit të tij se po persekutohet politikisht nga Edi Rama. 

Ylli Rakipi dhe Andi Bushati e kanë pyetur avokatin se cilat janë provat dhe si ka mbërritur Veliaj në këtë konkluzion, për "mentorin" e tij të dikurshëm. 

Avokati renditi disa veprime, që i cilësoi "kumulative" dhe që çojnë në konkluzionin se ndaj Veliajt ka një qëllim të fshehtë për ta neutralizuar politikisht. 

Ylli Rakipi: Ju jeni ndër të paktët njerëz që e takoni Veliajn. Si është gjendja e tij, çfarë keni parë? 

Plarent Ndreca: Nuk është situatë normale, në kuptimin edhe të gjendjes shëndetësore, ka një problem shëndetësor, që fatkeqësisht po bëhet një javë që as po trajtohet dhe as po informohemi se kush është situata reale. 

U përpoqa të marr një kopje të grafisë dhe rezonancës magnetike që ka bërë, nuk më jepet, por vetëm një interpretim i doktorit të burgut. Është situatë e paqartë dhe shqetësuese, nuk dimë situatën që ka këmbë e tij. Është situatë shqetësuese dhe e pakuptimtë. Vetëm sot kam marrë informacion. Nga pikëpamja psikologjike dhe mentale, është i qetë, i qartë, i kthellët, për çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka ndërmendë të bëjë. Kjo është gjendja, i vetmi shqetësim është situata shëndetësore e tij. Ka një problematikë të rëndë për ligjshmërinë e transferimit. 

Ylli Rakipi: Erion Veliaj pretendon, që prej momentit të transferimit në burgun e Fierit po i shkelin të drejtat dhe dirigjenti i kësaj sjellje ndaj tij është Edi Rama. Mund të bëni një përmbledhje për shikuesit, se si ka arritur Veliaj në këtë konkluzion, që po e persekuton Rama, që deri dje e konsideronte "mentor". 

Plarent Ndreca: Situata është kumulative dhe dinamike dhe konkluzioni është dinamik. Që kur një kryetar bashkie ndiqet bazuar nga kallëzim anonim, stërgjatja e paraburgimit, ping-pongu në gjykata, deri kur GJL nuk zbaton arsyetimet e GJK, fakti që ankimet për shkelje proceduriale, ankimi për pavlefshmëri provash, marrin 8 muaj, kur vetë GJK ishte shprehur se do të ketë përparësi dhe kulmimi me transferimin e panevojshëm dhe të paargumentuar, dhe akti i fundit i shkuarjes së ministrit të drejtësisë, kërcënimet e bëra në emër të kryeministrit, krijojnë konkluzionin se ka qëllime politike të fshehta apo të hapura për ta neutralizuar politikisht. 

Andi Bushati: Vetëm te kjo e fundit, se të tjerat nuk duket se është Rama? Nuk themi dot. Të arrish vetëm me episodin e fundit, me konkluzionin që është Rama…

Plarent Ndreca: Është e vështirë të provosh qëllimet politike në mënyrë të drejtëpërdrejt, edhe Strabsburgu thotë se duhet të ketë indicie për arsye politike, që të konsiderohet persekutim politik. Ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës, që në një mënyrë apo tjetrën, ndikojnë edhe procesin penal, pasi kur e zhvesh artificialisht nga detyra një funksionar të pafajshëm, konsiderohet ndërhyrje politike.  Pastaj ndërhyrja për shkarkime në Bashki, pa miratimin e kryetarit. Fakti që nënkryetarja e deleguar kishte shkëputje të forta nga vullneti i kryetarit të bashkisë, në mënyrë kumulative tregojnë qëllim për tu neutralizuar politikisht zoti Veliaj. 

Andi Bushati: Pra të thuash ka ndërhyrë Rama. Ai ka dy mënyra për të ndërhyrë, e para si kryetar i PS që ka bashkinë, mund të ndërhyjë politikisht të kërkojë shkarkim. 

Plarent Ndreca: E tha GJK që nuk lejohet. 

Andi Bushati: Tjetër është politikisht të duash të ushtrosh vullnetin e partisë dhe tjetër të ndërhysh në SPAK dhe GJKKO, GJL apo GJK. Këtu, po bëj avokatin e djallit, se edhe unë besoj se Rama ka ndërhyrë. 

Plarent Ndreca: Edhe Strasburgu e ka zhvilluar, provueshmërinë e ndërhyrjes politike, mjafton indicie për ndërhyrje në një pozicion apo prezumimin e pafajësisë së dikujt, kur ndërhyn në një proces ku gjykata nuk ka ndërhyrë me shkarkim dhe ti ndihmon gjykatën apo konkluzionin e gjykatës apo prokurorisë, duke e zhveshur nga pozicioni institucional… Ndërhyrje të treta, qofshin të kryeministrit apo medias madje, duke dhënë informacione që krijojnë perceptimi se është vendosur fajësia, ndërhyjnë në prezumimin e pafajësisë. Ti do të thuash nuk provohet drejtpërdrejt, patjetër nuk kemi prova që zoti Rama ka marrë dikë në telefon, por mbrojtja në Strasburg përdor këto argumenta, për të konsideruar se nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe politike. Prova më e fortë, ishin veprimet e fundit. 


Video