
Portieri Jesus Owono është vënë zyrtarisht nën hetim për vrasje nga pakujdesia, pas përplasjes fatale në fushë që i mori jetën sulmuesit Jesus De Miguel gjatë ndeshjes mes Tenerife dhe Andorra.
Lojtari nga Guineja Ekuatoriale është detyruar të mbyllë profilet e tij në rrjetet sociale për shkak të një vale ofendimesh dhe sulmesh me prapavijë raciste pas ngjarjes tragjike. Sipas ligjit spanjoll, ky hetim ka nisur automatikisht pasi bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe jo natyrale, megjithëse nuk ka asnjë precedent të mëparshëm për dënimin e një sportisti të këtij niveli.
Për të ngritur akuza penale, gjykatësi në Tenerife duhet të vërtetojë një disproporcion agresiviteti apo një qëllim të mirëfilltë për të dëmtuar kundërshtarin, ndërsa mbetet i hapur opsioni i një padie civile për dëmshpërblim.
Një procedurë e ngjashme aplikohet edhe në sistemin ligjor italian për vdekjet në fushë, por asnjë futbollist nuk është dënuar ndonjëherë për shkak të rrethanave lehtësuese që lidhen me dinamikën e lojës.
🔵⚪️ | Golpe fortísimo de Owono sobre Jesús de Miguel que hace que salten todas las alarmas. 🇪🇸👀 🙏🏼 Pronta recuperación a Jesús y que todo quede en un susto 🏟️ Tenerife - Andorra https://t.co/NXopIJ7p9H
— Laliga News (@laligaa_neews) November 2, 2026