Emri/ E zuri poshtë dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar në Itali!

4 November 2026, 12:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emri/ E zuri poshtë dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën, viktima është Bashkim Rushani, banues në Casarano, Lecce.

61-vjeçari ishte pronari i një kompanie ndërtimi dhe gjatë punimeve në një ndërtesë, e ka zënë sipër një portë metalike.

Edhe pse iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi t'i mbijetonte plagëve që kishte marrë.   

Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes së rëndë./ANSA


Video